Mblidhet nesër Kuvendi, diskutohet për arsimin dhe rrymën në veri

Mblidhet nesër Kuvendi, diskutohet për arsimin dhe rrymën në veri

22:32, 05/05/2021

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare ku pritet të diskutohet në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet shkollore për situatën që ka shkaktuar pandemia si dhe do të shqyrtohen rekomandiimet e komisionit parlamentar lidhur me kërkesën për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në veri të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Përmes një njoftimi për media, Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare në të cilën pritet të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet shkollore për situatën që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Po ashtu, në seancën e nesërme që pritet të fillojë në ora 10:00 do të shqyrtohen edhe rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e “NP KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Ky është rendi i ditës pnë seancën e nesërme plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,
Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco