Ekskluzive: Ky është biznesmeni i përfshirë në skandalin Thaçi-Selimi, zbardhet skema e përfitimit

Ekskluzive: Ky është biznesmeni i përfshirë në skandalin Thaçi-Selimi, zbardhet skema e përfitimit

21:04, 23/04/2021 Nga Dardan Gashi

Syri Kosova përmes burimeve të veta ka zbuluar kontratën për të cilën njoftoi sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kontratë kjo e cila pretendohet se është lidhur kundërligjshëm. Fjala është për një pronë të MD-së në Vushtrri e cila ishte nënshkruar nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi dhe ish-ministrit të Drejtësisë Selim Selimi

Lidhur me këtë Syri.net Kosova iu sjell detaje ekskluzive:

2 hektar e 12 ari e 17 metra katror në zonën ku ka qenë i ndërtuar hoteli ‘Viciano’ në Vushtrri, pretendohet se janë dhënë kundërligjshëm në shfrytëzim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kontrata në fjalë është nënshkruar me datën 02.11.2020 mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Jahë Osmani, derisa çmimi total i kontratës është 381.600 euro në kohëzgjatje prej 15 viteve.

Image

Syri.net Kosova, poashtu nga burime të mirinformuara merr vesh se, pronari Jahë Osmani, pas marrjes me qera të kësaj hapësire, të njëjtën ta jap me qira për disa kompani me emër në Kosovë, të cilat do të operojnë në atë pjesë të parcelës së kontraktuar.

Sipas burimit, përveq Stacionit të Autobusëve që planifikohet të ndërtohet në atë zonë, aty priten të operojnë edhe katër biznese të mëdha( emra të njohur për redaksinë), të gjitha këto të dhëna me qira nga pronari i parcelës, Jahë Osmani.

Por kush është Jahë Osmani?

Jahë Osmani, banor i Vushtrrisë, ushtron funksionin e menagjerit në kompaninë  Britania Homes,  e cila merret me ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore.

Pronar dhe aksionar në këtë kompani janë Adriatik Azemi dhe Alban Osmani, derisa ky i fundit është edhe vëllau i Jahës, nënshkruesit të kontratës për shfrytëzimin e parcelës ku gjendej para pak kohe hoteli ‘Viciano’

Image

 

 

Ndryshe, në konferencën e sotme të ministres Haxhiu u tha se  vendimi për dhënien e kësaj kontrate si i tillë është i kundërligjshëm dhe ka për qëllim interesat e ngushta dhe përfitimet materiale, derisa ka paralajmëruar masa ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Në konferencën e ministres u tha se kontrata që është lidhur ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaçi dhe ish-ministrit Selim Selimi në njërën anë dhe kompanisë të regjistruar pas afatit përmban huqje ligjore ku baza që janë mbështetur nuk i jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror

Lidhur me këto pretendime, Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka thënë për Syri Kosova se lidhur me nënshkrimin e kontratës për një pronë të MD-së në Vushtrri e cila ishte nënshkruar nga Thaçi dhe ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ishte e njoftuar edhe ministrja Albulena Haxhiu

 

“Ministrja e drejtësisë ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike. Unë jam profesionist dhe nuk merrem me politikë. Rasti për të cilin paska folur ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm. Këtë e dëshmon dosja me dokumente zyrtare e ankandit publik. Për këtë proces , Ministrja ka qen e njoftuar ne mandatin e kaluar dhe e cila ka pajtuar në parim për dhënien me qera të kësaj prone”, tha mes tjerash Thaçi për Syri Kosova.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco