Personi i vetëvrarë në Suharekë, ishte zyrtar i LDK-së

Personi i vetëvrarë në Suharekë, ishte zyrtar i LDK-së

10:35, 23/04/2021

Dje një person në Budakovë të Suharekës, po dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Personi me iniciale R.K (emër i njohur për redaksinë), ishte në depresion që dhjetë vite

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dje rreth orës 23:40, një person ka raportuar se babai i tij dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

“Viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj sipas mjekëve viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë nuk dihet lloji. Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin vrasje deri në hetimet e ardhshme”, ka bërë të ditur Policia

Personi i cili dyshohet se është vetëvrarë, sipas burimeve të Metros ka qenë në depresion tash e 10 vite.

R.K ka qenë edhe kryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Budakovë.

Ai vdiq në moshën 59 vjeçare.

Më poshtë keni edhe fotografinë e publikuar nga zyrtar të LDK’së në Suharekë.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco