Dy të lënduar pas aksidentit në fshatin Prelez të Ferizajt

Dy të lënduar pas aksidentit në fshatin Prelez të Ferizajt

14:55, 22/04/2021

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku ishin të përfshira dy vetura.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, në fshatin Prelez të Ferizajt.

Kështu bëri të ditur për Klan Kosova, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.

“Sot rreth orës 12:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Prelez të Ferizajt. Dy persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendren Emergjente në Ferizaj. Në aksident ishin të përfshira dy vetura”.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco