Kërkohet paraburgim ndaj policit të dyshuar për sulm seksual

Kërkohet paraburgim ndaj policit të dyshuar për sulm seksual

14:51, 22/04/2021

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata e këtij qyteti ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2020 deri më 20 prill 2021, i pandehuri R.SH., ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeç.

I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco