Vjen lajmi tjetër për pensionistët e Kosovës

Vjen lajmi tjetër për pensionistët e Kosovës

14:28, 22/04/2021

Pensionistët vazhdojnë të jenë të liruar nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit për përfituesit e skemave sociale dhe kategoritë tjera.

Një masë e tillë nga Qeveria është vendosur në kuadër të masave anti-COVID.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në mbështetje të pikës 20 të Vendimit nr. 01/05, të datës 05.04.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, liron nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë tjera”, thuhej në njoftimin e Ministrisë.

Në vendimin e Qeverisë është thënë gjithashtu se ky vendim vlen deri në një vendim tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco