'Sadakaja' për pensionistët, sinjal se po tretet 'majtizmi' i Vetëvendosjes?

'Sadakaja' për pensionistët, sinjal se po tretet 'majtizmi' i Vetëvendosjes?

12:33, 22/04/2021 Nga Dardan Gashi

Premtimet për lidhjen e tregut të punës me sektorin e arsimit, ndërhyrja në skema sociale e fiskale, rritja e pagës minimale, fuqizimi i ndërmarrjeve publike e deri tek rritja e pensionit minimal për pensionistët, tash e një muaj nga ardhja e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, po mbesin ende në sirtarët e së‘majtës’që akoma nuk ka nisur realizimin e këtyre premtimeve elektorale

Dardan GASHI


Partitë politike në Kosovë tash e 21 vjet pas luftës e patën gojën plotë orientim politik, të majtë e të djathtë.

Nëse i shohim programet e partive politike ashtu siç ishin ndër vite, aty gjenden disa elemente që tregojnë se kanë orientimin pak më të djathtë ose të majtë, duke pasur dy elemente kryesore që përcaktojnë orientimin politik, aspekti i ideologjisë, vlerat të cila përfaqëson partia, dhe çështja ekonomike.


Por, një element që është shumë i rëndësishëm i partive politike, është zbatimi i programit politik pas marrjes së udhëheqjes.

Shpesh herë, kemi parë që programi qeveritar nuk ka lidhje me programin e partisë që ka fituar mandatin.

E fiks një muaj pas marrjes së pushtetit nga Qeveria Kurti, e cila që nga themelimi i saj thirret në orientimin politik të majtë, tash e një muaj nuk është se dha ndonjë sinjal se po e vazhdon at orientim.

Lidhja e tregut të punës me sektorin e arsimit, ndërhyrja në politika sociale e fiskale, rritja e pagës minimale, e fuqizimi i ndërmarrjeve publike  e deri tek rritja e pensionit minimal për pensionistët ishin disa prej premtimeve që u dhanë nga kjo parti, por për të njëjtat vazhdojnë të mbesin vetëm premtime

Për më tepër, kryeministri Albin Kurti, i cili mbahej mend vite më parë për premtimin e rritjes së pensionit minimal për 150 euro, të njëjtin vendosi që ta ulë dje.

Në mbledhjen e qeverisë, një ndër vendimet e Qeverisë e cila u bë temë e ditës, është 8.5 milionë eurot shtesë të ndara për pensionistët.

“8.5 milionë euro shtesë u ndanë për të siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro”, ka bërë të ditur Kryeministri Albin Kurti.

Kjo la të nënkuptohet se bonusi prej 30 eurosh, i ndarë nga Qeveria Hoti të mos vazhdohet, por i njejti të ulet për 20 euro.

E Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me pensionet bazike, qeveria e kaluar nuk kishte planifikuar që për muajt prill e tutje, të ndahen shtesa tjera. Por, që sipas tij, me pakon e re janë shtuar 8.5 milionë euro.

Ai thotë se pa këtë vendim, pensionistët do të merrnin nga 75 ose 90 euro, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend.

“Sa u përket shtesave për pensionet bazike, qeveria e kaluar në kohë fushate, kishte marrë vendim për të ndarë nga 30 euro për vetëm tre muaj (janar, shkurt dhe mars). Dhe pas marsit e tutje, shtesat ishte paraparë të ndalen në tërësi. Me pakon e re, kemi shtuar 8.5 milion euro, aty ku qeveria e kaluar kishte buxhetuar 0 euro shtesa. Pra për muajt prill e tutje, nuk ka pasur shtesa të planifikuara”, ka sqaruar Murati.

 

Vendimi i djeshëm i Qeverisë Kurti, ngjalli shumë reagime të kundërshtarve politik dhe të opinionit publik

Hoxhaj: Vendimi për uljen e shtesave për pensionistët, skandaloz dhe i papranueshëm

Time Kadrijaj ia publikon një foto Kurtit: 'Axhë ti heka 20 euro prej pensionit'

Avokati i Thaçit reagon për vendimin e fundit të Kurtit: Shembull shkollor i hipokrizisë së popullzmit

Por për njohësit e kësaj fushe, ka shumë arsyje se pse kjo Qeveri po ‘devijon’ nga orientimi i saj politik.

Situata me pandeminë, mungesa e respektimit të ligjeve, mos reformimi, e deri te ‘devijimi’ i qëllimshëm pas marrjes së pushtetit nga kjo qeveri, janë disa prej arsyeve që potencohen nga njohësit e kësaj fushe.

Analisti Rasim Alija, për Syri.net Kosova, thotë se vija ndarëse mes ideologjive të subjekteve politike në Kosovë pothuajse nuk ekziston.

Sipas tij, përballja me pandeminë i ka shkrirë platformat ideologjike të subjekteve duke mos reflektuar përkatësi ideologjike brenda tyre.

“Nëse deri para kohës së pandemisë kemi pasur vija ndarëse mes paltformave politike bazuar në ideologji të majta e të djathta, përballja me pandeminë i ka shkrirë platformat ideologjike të subjekteve duke mos reflektuar përkatësi ideologjike brenda tyre. Për shembull qeveria Hoti edhe pse e djathtë, gjatë qeverisjes së saj ka marrë një sërë vendimesh që për nga permbajtja kane qenë komplet të majta”

Alija, thekson se në rastin e qeverisjes së VV-së, përmbajtja e vendimeve merr peshë më të madhe, duke u vënë në llupën e kritikës për shumë arsye.

“ E para LVV shumë më shumë se cilido subjekt politik përkatësine ideologjike e ka pasur më të theksuar. E dyta LVV ka arrite të marrë rezultat zgjedhor si ai i 14 shkuritit edhe për shkak të tregimit të ndërtuar me vite si subjekt politik i majte. Duke marrë parasysh këto fakte, cilido vendim i LVV që nuk do të reflektoj ose do të jetë në raport të zhdrejt me përkatësine e tyre të majte do nxisë reagime”

Analisti tutje, thotë se përballja me pandeminë dhe krizat shumë dimensionale që ka sjellë pandemia, do ja vështirësojnë për mos të thënë pamundësojnë çfarëdo vendimi që do reflektoj përkatësi ideologjike.

“ Në rrethanat aktuale ku gjendet vendi, me gjasë qeverisja e LVV do të reduktohet shumë më shumë në menaxhimin e pasojave pandemike, duke prodhuar vendime që në përmbajtje nuk janë as të majta as të djathta, por janë efekte dhe harrnime të krizës së shkaktuar nga Covid 19. Duke qenë kështu, do krijohet terren për kritika karshi qeverisjes, pa çka që çdo lloj kritike duhet ti ketë si përmbajtje të gjitha elementet e shtjelluara më sipër.

 Alija vlerëson se Qeveria Kurti, do vazhdoj të kritikohet shumë më shumë se cilado qeveri, secilën herë që vendimet e saja nuk reflektojnë brumin e majte në to, për faktin se ashtu është përceptuar dhe vazhdon të përceptohet nga opinoni publik dhe madje nga vetë opozita.

Për profesorin e ekonomisë, Musa Limanin, vendimi i Qeverisë për uljen e bonusit të pensioneve nga 30 euro (sepse nuk do t'i pasuronte me 30 euro), në 10 euro, nuk është i drejtë, duke pasur parasysh nivelin e ulët të pensionerëve.

Por, sipas tij, çështja e pensionistëve të këtij grupi, nuk zgjidhet me bonuse e me ndihma "sadakaje", por me nxjerrjen e ligjit për pensionist, i cili ka dy vite që  është i gatshëm dhe nuk procedohet në Kuvend për aprovim

 

Në periudhën e pas çlirimit, pensionistët paraqesin shtresën më të përbuzur të shoqërisë sonë. Ata që nga fillimi u perfshinë në shtresën sociale të popullësisë, që paraqet një përbuzje flagrante ndaj pensionistëve kontirbutpagues. Pensionistët kontribut pagues, nuk bëjnë pjesë në shtresën sociale të popullsisë, por janë punëtor të cilët me djersën e tyre udheheqën, ngritën kapacitete ekonomike, zhvilluan infrastrukturën ekonomike dhe shoqërore, dhe, ishin bartës të të gjitha transformimeve ekonomiko-shoqërore në Kosovë. Andaj, vlera e pensionit të ketyre pensionistëve, nuk mund të caktohet sipas dëshirës së dikujt, por sipas formës dhe mënyrës se si llogaritet pensioni i pensionistëve kontributpagues. Lartësia e pensioneve të këtij grupi të pensionistëve, duhet llogaritur në bazë të kontributit të tyre që e kanë dhënë, përgjegjësisë, vendit të punës, nivelit arsimor etj. e jo siç është caktuar në Kosovë, me "zgjatë dorën". Mendoj se, vendimi i Qeverisë për uljen e bonusit të pensioneve nga 30 (sepse nuk do t'i pasuronte me 30 euro), në 10 euro, nuk është i drejtë, duke pasur parasysh nivelin e ulët të pensioneve. Mirëpo, sido që të jetë, çështja e pensionistëve të këtij grupi, nuk zgjidhet me bonuse e me ndihma "sadakaje", por me nxjerrjen e ligjit për pensionist, i cili ka dy vite që  është i gatshëm dhe nuk procedohet ne Kuvend për aprovim. Andaj, pensionistët nuk kërkojnë lëmosh, por kërkojnë që niveli i pensioneve të caktohet sipas metodologjisë standarde për llogaritjen e pensioneve të pensionistëve kontributpagues. Niveli i pensioneve të tanishme është nën pagën minimale që pretendohet të jetë (300 euro). Cka është edhe më e keqja ato janë caktuar në mënyrë linerare, që në pikëpamje juridike është e pa justifikueshme, e në pikepamje ekonomike e pa pranueshme”

Tutje, Limani thotë se i vetmi orientim politik i partive që janë në pushtet, duke pasur parasysh situatën sociale të popullatës në Kosovë, është programi i Partisë Social Demokrate të Perëndimit.

Ai program sipas tij i përgjigjet më së miri popullatës shumicë në Kosovë, pasi çështja sociale nuk zgjidhet me ndihma ad-hoc.

Programi i PSD-së, është social dhe mbështet shtresën e varfër, përkatesisht ata që kanë të ardhura të ulëta.. Çëshjta sociale, e cila edhe ashtu është shumë e rënde nuk zgjidhjet me ndihma sociale ad hoc, duke iu ofruar nga një mbështetje materiale si "sadaka", sa për të mbijetuar. Problemet, sociale në pikëpamje institucionale zgjidhen me reforma në politIkën fiskale, që nënkupton futjen e instrumenteve të saja në funksion të bizneseve dhe në të mirë të konsumatorit dhe të shtresës së varfër, pra shtresës sociale të popullsisë. Në kuadër të politikes fiskale, politika tatimore zë vend të konsiderueshëm. Politika tatimore nuk është statike, ka karakater dinamik, sepse ajo duhet të shkojë në hap me nivelin e arritur ekonomiko-shoqëror dhe funksionin e shtetit për plotësimin e nevojave të përgjithshme dhe të përbashkëta të qytetarëve, si dhe të jetë në funksion të zhvillimit të bizneseve vendore. Në Kosovë, pas pavarësisë kemi avancim të politikës tatimore, por nuk kemi pasur ndonjë reformë rrënjësore, apo më mirë me thënë përmbajtësore në futjen e instrumenteve të politikës tatimore në funksion të zhvillimit ekonomik dhe mbështetjen e shtresës sociale të popullsisë. Ndonëse, pas vitit 2009 janë bërë disa hapa në këtë drejtim, por këto ndryshime kryesisht kishin të bëjnë me ndryshimin e lartësisë së normave të disa instrumenteve të politikes tatimore. Me këto ndryshime, pas vitit 2009 përkatësisht 2015, erdhi deri te ndryshimi i lartësisë së normës së tatimit në paga, në të ardhurat e korporateve dhe të TVSH, me sa vijon: norma e tatimit në të ardhura personale u zvogëlua nga 0-20%, sa ishte më parë, në 0-10%, norma e tatimit në të ardhurat e korporatave u zvogëluan nga 20,0%, sa ishte më parë, në 10,0% dhe norma e TVSH-se u ngrite nga 15,0%, sa ishte me parë në 18,0%. Në shikim të parë këto ndryshime, duken sikur janë të mira, por faktikisht janë paradoksale. Kështu, aktualisht norma e zbatueshme tatimore mujore në nivelin e pagave 80-250 euro, është 4,0%. Ky nivel i pagave është nën pagën aktuale minimale, që është në kundershtim me standardet ndërkombëtare të politikës tatimore, sipas të cilave, pagat nën pagën minimale nuk tatimohen. Madje, rritja e TVSH nga 15,0% në 18,0%, është ngarkesë për bizneset, sepse ajo paguhet paraprakisht (në kufij), por i fundit e paguan konsumatori. Andaj, si njëra ashtu edhe norma tjeter, më së tepërmi i ngarkojnë personat me paga të ulëta dhe në veçanti konsumatorin. Pra, është një paradoks i llojit të vet.  

 

Profesori vlerëson se, reformat tatimore të aplikuara nëe Kosovë, në kuptimin e ndryshimeve të normave të disa instrumenteve të politikës tatimore, kushtëzuan formimin e një sistemi dhe politikën tatimore të thjeshtë, jo funskonale dhe jo të plotë.

“Sistemit dhe politikës fiskale, përkatësisht tatimore, i mungon karakteri stimulues, sepse instrumentet e zbatuara të tyre në jetën praktike nuk janë sa duhet efikase, apo më mirë me thënë nuk janë sa duhet në funksion të konsumatorëve dhe zhvillimit të bizneseve dhe ekonomisë në pergjithësi të Kosovës. Nëse e sublimojmë veprimin e politikës fiskale dhe tatimore në Kosovë, në përiudhën e deri tanishme dhe aktualisht, mund të nxjerren këto konstatime: 

a) karakteri njëdimensional dhe linear i instrumenteve fiskale, veçmas tatimet indirekte në kufij mbetën me orientim fiskal (grumbullues të të hyrave buxhetore) dhe në masë jo të mjaftueshme në stimulimin e konsumatorëve, bizneseve dhe të ekonomisë në tërësi,

b) Reformat fiskale jo të plota, kryesisht të orientuara në lëvizjen e normave tatimore, konsiderohen të pamjafteshme në nxitjen e aktiviteteteve ekonomike dhe investimeve të bizneseve dhe të ekonomisë vendore, edhe pse mund të thuhet se kishin disa efekte pozitive në drejtim të zgjerimit të bazës tatimore dhe kryesisht në rritjen e të hyrave buxhetore

c) Mungesa e masave fiskale dhe tatimore stimuluese ((lirimet-pushimet tatimore për një afat të caktuar kohor) ndaj aktiviteteve ekonomike në sektor të caktuar, konsiderohet një nga të metat që e kanë përcjellur, e që e përciellin edhe tani, politikën fiskale dhe tatimore të Kosovës.

d) E meta kryesore e politikës fiskale dhe tatimore e zbatuar deri më tani, ishte përdorimi i instrumenteve të politikës tatimore në kundërshtim me karakterin destinues dhe llojin e mallarave (psh. caktohej TVSH në mazut në ndermarrjet prodhuese të materialit ndertimor, ku mazuti 70,0% ishte pjesë e procesit të prodhimit, apo akciza në goma të vjetra etj.), si dhe kohën e zbatimit, që ishin në kundërshtim me interesin e bizneseve dhe ekonomisë së Kosovës”

Për fund, Limani thekson se Kosova për të pasur një zhvillilm ekonomik më të hovshëm, më dinamik dhe perspektiv, duhet ta ndryshojë politikën e zbatuar ekonomike të deritanishme, duke bërë reforma rrënjesore ekonomike, që kanë të bëjnë me ndryshimin e masave dhe instrumenteve të politikës fiskale, të politikës së tregtisë së jashtme dhe të politikës kreditore dhe futjen e tyre në funksion të zhvillimit dhe mbrotjes së bizneseve vendore, përkatësisht të zhvilimit të përgjithshëm ekonomik të Kosovës. 

Profesori, Isa Mulaj, thotë se Qeveria nuk ka nevojë kurrë të jetë as e majtë, as e djathtë apo e qendrës, por vetëm t’i përgjigjet problemeve në realitet.

Krejt ato kaçapordhica nëpër debate e studio televizive “ky subjekt është i majtë, VV është e majtë, LDK e djathtë, Guxo e qendrës së djathtë, AAK e qendrës” janë palidhje sepse vetë partitë politike ose nuk e kuptojnë, ose nuk e dijnë aspektin ekonomik të së majtës dhe të djathtës. Veprimet e tyre tregojnë krejtësisht të kundërtën

Ai shton se Qeveria ende asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë për reformën e politikës fiskale, e cila, ashtu siç është trashëguar nga qeveritë e kaluara.

“Është politikë tepër e djathtë për këto dy arsye: i) normat shumë të ulëta për tatimin në të ardhurat personale dhe fitimin e korporatave (norma maksimale është vetëm 10%; ku po don më e djathtë?); ii) norma relativisht e lartë e TVSH-së (18%) e cila bie në kurriz të konsumatorëve përfundimtar. Me këto politika synohet fuqizimi i një numri të vogël të fuqishmëve dhe goditja e shtresave të gjëra të popullsisë. Për pasojë, këto politika me orientime të “majta” (në realitet janë fort të djathta) e nxisin pashmangshëm rritjen e emigracionit ose ikjen e popullsisë nga Kosova”.

 

Kujtojmë se Qeveria Kurti, ende nuk e ka publikuar planin qeverisës, derisa publike mbeten vetëm premtimet që i bëri gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco