1 person i vdekur, 2 të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

1 person i vdekur, 2 të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

23:27, 19/04/2021

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën Pejë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Grabanicë të Klinës.

Policia rajonale e Pejës ka konfirmuar se në këtë aksident ka vdekur një person, kurse dy të tjerë janë lënduar.

“Një aksident i rëndë trafiku në ora 21:50 ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës mes dy veturave, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy persona janë lënduar”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë së Pejës për Reporteri.net

Ai më tej ka thënë se në vendin e ngarjes kanë dalë policia dhe ambulanca, dhe ekipi mjekësorë ka konfirmuar vdekjen e personit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco