“Turpërimi publik”: Muhaxheri publikon video të një personi teksa hedh mbeturina në Lumbardh

“Turpërimi publik”: Muhaxheri publikon video të një personi teksa hedh mbeturina në Lumbardh

23:58, 15/04/2021

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar në Facebook një video në të cilën shihet një person teksa hedh mbeturina në lumin Lumbardh.

“Si çdo pjesë e mjedisit edhe lumenjtë u nënshtrohen ndotjeve të vazhdueshme! Ja një shembull konkret i hedhjes së mbeturinave në Lumbardh. Mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi”, ka shkruar ai si përshkrim.

Postimin e tij Muhaxheri e ka bërë në kuadër të albumit “Turpërimi Publik”, ku ai ka nisur të publikojë përmbajtje të shkeljeve nga qytetarë të Pejës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco