Pjetër Shala akuzohet nga Haga për krime që pretendohet se janë kryer në Kukës të Shqipërisë

Pjetër Shala akuzohet nga Haga për krime që pretendohet se janë kryer në Kukës të Shqipërisë

23:22, 15/04/2021

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është transferuar sot për në Hagë pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Shala i cili u arrestua më 16 mars të këtij viti në Belgjikë po akuzohet për krime që pretendohet se janë kryer në Kukës të Shqipërisë.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju e konfirmoi aktakuzën kundër Shalës  më 12 qershor 2020.

Aktakuza e konfirmuar e redaktuar tashmë është bërë publike në pajtim me rregullën 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave. Për arsye sigurie, Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi që aktakuza të bëhej publike me redaktime. Aktakuza mund të lexohet këtu.

Në aktakuzën e konfirmuar Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Krimet për të cilat akuzohet Shala pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Këto janë pikat e aktakuzës ndaj tij:
Pika 1: NDALIM ARBITRAR në fabrikën e metalit në Kukës, afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c) dhe 16(1)(a) të Ligjit;

Pika 2: TRAJTIM MIZOR në fabrikën e metalit në Kukës, afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i) dhe 16(1)(a) të Ligjit;


Pika 3: TORTURË TORTURË në fabrikën e metalit në Kukës, afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i) dhe 16(1)(a) të Ligjit; dhe

Pika 4: VRASJE E PALIGJSHME në fabrikën e metalit në Kukës më 5 qershor 1999, ose rreth kësaj date, KRIM LUFTE, i ndëshkueshëm në bazë të neneve 14(1)(c)(i) dhe 16(1)(a) të Ligjit.


 Facebook Twitter

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco