PDK është hidhëruar keq me Vjosa Osmanin: Nuk ia përmende kurrë emrin Hashim Thaçit

PDK është hidhëruar keq me Vjosa Osmanin: Nuk ia përmende kurrë emrin Hashim Thaçit

13:30, 14/04/2021

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në një konferencë për media ka thënë se ka tendenca nga presidentja Vjosa Osmani dhe Qeveria Kurti të mohojnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deliu ka thënë se Kosova, aktualisht ka një presidente përçarëse e cila nuk e njeh luftën e UÇK-së dhe popullit tonë për liri e pavarësi

Ajo ka kritikuar Osmanin edhe për takimin e djeshëm me ish presidentët, duke thënë se në asnjë moment nuk e përmendi ish-presidentin Thaçi.

Deliu-Kodra kritika ka pasur edhe për Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, teksa ka thënë se  ajo  ishte në një linjë me Rusinë e Serbinë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se Kosova është e zhytur në krim e korrupsion.

“Ditëve të fundit si asnjëherë më parë kemi parë një tendencë të hapur të pushtetit më të ri në Kosovë, nga presidentja, kryeministri,  deputetët e ministrat për të mohuar historinë më të re të Kosovës, trashëgiminë politike dhe vlerat tona kombëtare. Sot kemi një presidente jo vetëm që nuk është unifikuese por nuk e njeh sakrificën e UÇK-së dhe luftën e popullit tonë për liri. Zonja Osmani fton të gjithë presidentët e Kosovës në takim, por nuk e përmend asnjëherë emrin e presidentit Thaçi. Kemi një kryediplomate si Donika Gërvalla e cila dje ishte në një linjë me përfaqësuesit serbë dhe rusë kur foi për Kosovën e pushtuar nga krimi e korrupsioni”, u shpreh ndër të tjera ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco