Anëtari i LDK-së kritikon Albulena Haxhiun

Anëtari i LDK-së kritikon Albulena Haxhiun

12:58, 14/04/2021

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila sot u paraqit në seancën gjyqësore për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në Kuvend në vitin 2016.

Sipas Gecajt është e tmerrshme që Haxhiu po gjykohet për sulmet që i ka bërë ndaj institucioneve të cilat sot i përfaqëson.

“E tmerrshme ... gjykohet për sulm ndaj mu atyre institucioneve të cilat sot i përfaqëson!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Sot ka filluar seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është e deklaruar e pafajshme teksa tha se veprimet e saj kanë qenë politike por jo kriminale.

“E kuptoj aktakuzën dhe nuk e kundërshtojë për faktin s enë vitet 2015/16 Kosova është përballë me dy projekte të rrezikshme sepse ka qenë obligim i ynë që të ndërmarrim veprime protestuese, në mënyrë që argumentet tona nuk dëgjoheshin të merren parasysh,dhe qëllimi jonë nuk ka qenë kriminal”, është deklarauar Haxhiu.

Ndërkaq është bërë e ditur se seanca e radhës do të mbahet me 18 maj. /Zëri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco