Ymeri publikon statistikat: Gratë më të etura për dije

Ymeri publikon statistikat: Gratë më të etura për dije

12:53, 14/04/2021

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, ka reaguar pas deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili tha mbrëmë se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda.

 

Ai ka publikuar statistikat sesa gra dhe burra kanë kryer studimet bachelor, master dhe doktoratë.

Teksa shton se “gratë po dalin më të etura për dije dhe më punëtore në studimet universitare se sa burrat. Ai që mendon se gratë janë vetëm për shpi dhe punët e shpisë, më shumë se sa çkado tjetër shpërfaqë paditurinë dhe prapambeturinë e vet”.

Postimi i tij i plotë:

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit akademik 2019/2020, në universitetet publike të Kosovës në nivelin bachelor janë regjistruar:

• 4459 gra

• 2928 burra

ndërsa në vitin akademik 2018/2019 kanë diplomuar:

• 4790 gra

• 2560 burra

Njëkohësisht në vitin akademik 2019/2020, po në universitetet publike, në nivelin Master janë regjistruar:

 

• 1355 gra

• 762 burra

ndërsa, në vitin 2018/2019 kanë diplomuar:

• 1240 gra

• 1038 burra

Numri i kandidatëve të pranuar në studimet e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës në vitin akademik 2019/2020 është:

• 53 gra

• 25 burra

Gratë po dalin më të etura për dije dhe më punëtore në studimet universitare se sa burrat. Ai që mendon se gratë janë vetëm për shpi dhe punët e shpisë, më shumë se sa çkado tjetër shpërfaqë paditurinë dhe prapambeturinë e vet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco