Pasi kryen vepra penale ndaj, 63 personave janë ngritur aktakuza

Pasi kryen vepra penale ndaj, 63 personave janë ngritur aktakuza

12:23, 14/04/2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej dyzeteshtatë (47) aktakuza, kundër gjashtëdhjetetre (63) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar për 48 orë gjithsej dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një tre (1) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë në kundër tre (3) të personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, si dhe, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco