Tahiri i AAK-së: Qeveria Kurti zhurmën si tupan, e punët askund

Tahiri i AAK-së: Qeveria Kurti zhurmën si tupan, e punët askund

12:24, 14/04/2021

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë aktuale, drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, duke thënë se nuk po merren me detyrat prioritetare për vendin dhe qytetarët.

Tahiri madje deklaroi në konferencën e sotme për media, se Qeveria Kurti ka zhurmë të madhe, por punë aspak.

”Sot janë bërë dy muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet. Dhe Qeveria Kurti është duke qeverisur pa program”.

”Po e shohim që kjo qeveri është e pushtetit dhe jo e shtetit. Kjo qeveri po shihet se e ka zhurmën shumë të madhe e punët kërkah. Zhurmën si tupan, e punët askund”.

”Njëkohësisht po shohim se po ka kohë të shkojë në fushata në Shqipëri, vendin ta mshel dhe mos të merret me detyrat prioritare dhe të qeveris me një program transparent i cili është në mbikëqyrje të Kuvendit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco