Shefqet Krasniqi pa dashje e zbulon se kujt ia dha votën në zgjedhjet e fundit

Shefqet Krasniqi pa dashje e zbulon se kujt ia dha votën në zgjedhjet e fundit

12:21, 14/04/2021

Imami Shefqet Krasniqi, bëri bujë mbrëmjen e kaluar me deklaratën e tij "oda është për burra” e “kuzhina për gra”

Kjo deklaratë e tij ngjalli shumë reagime në opinionin publik, shkruan Syri.net Kosova

Por si duket, shkaku i kësaj deklarate, një detaj mjaft interesant nuk është që ra në sytë e publikut.

Krasniqi, si duket është edhe votues i Vetëvendosjes. Kjo pasi në fund të emisionit, duke komentuar një sondazh lidhur me hapjen e xhamive gjatë kohës së ramazanit, tha fjalë të mira për partinë në pushtet.

"Xhamitë janë të hapura, ne e  falenderojmë qeverinë ,në emër timin personal, po besoj që salami është prej të tjerve. I falenderojmë shumë. Qeveria është me popull, a pe sheh që qeveria është me popull,  kështu duhet me kanë me popull. Qeveria që është me popull ecë përpara, qeveria që del kundër popullit ymrin e ka të shkurtër” shprehet hoxha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco