Pasi mbeti jashtë qeverisë, deputeti  i njohur merret me pajtimin e gjaqeve

Pasi mbeti jashtë qeverisë, deputeti i njohur merret me pajtimin e gjaqeve

14:45, 13/04/2021

Me iniciativën e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, sot janë pajtuar dy familje në Orroberdë të Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Berisha ku tha se sot në ditën botërore të deshmorëve, ai së bashku me bashkëluftëtarë e miq të tij ishin në Orroberdë ku familja Hakaj ia shtriu dorën e pajtimit familjes Lipaj.

”Sot ne ditën e deshmorëve, me bashkëluftetarë, miq, familje deshmorësh ishim ne Orroberdë të Istogut ku ne emer të deshmorëve, martirëve, gjakut të derdhur për liri, familja Hakaj shtriu dorën e pajtimit familjës Lipaj. Shqiptarët vetëm të bashkuar mund të arrijnë përpara. Qofshi faqebardhe”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Aleanva për Ardhmërine e Kosovës ka mbetur jashtë Qeverisë së Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco