Spitalit i Pejës pranon 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë nga ShSKUK

Spitalit i Pejës pranon 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë nga ShSKUK

14:21, 13/04/2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, pas klinikave të QKUK-së, po shpërndan pajisje mjekësore për spitalet e përgjithshme, të cilat janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore- përmes UNOPS-it.

Spitali i Pejës ka pranuar 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë dhe 1 analizator të gazrave në gjak, në përputhje me kërkesën dhe nevojat e tij, bëhet e ditur në njoftimin e ShSKUK-së.

Pajisjet mjekësore janë të dorës së fundit dhe pritet të ndihmojnë shumë stafin shëndetësor për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për pacientët

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco