Albulena Haxhiu: Ja kush do ta pësojë nga ligji për konfiskim

Albulena Haxhiu: Ja kush do ta pësojë nga ligji për konfiskim

14:18, 13/04/2021

Qeveria e Kosovës e ka miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e fituar në mënyrë të pajustifikueshme, e cila është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.

Ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, e ka prezantuar para kabinetit qeveritar këtë koncept-dokument.

“Ministria e Drejtësisë ka iniciuar koncept-dokumentin për pasurinë e fituar në mënyrë të pajustifikueshme, mangësitë dhe problemet që ekzistojnë në këtë fushë. MD pas miratimit të këtij koncept-dokumenti do të hartojë projektligjin që do të përmbajë rregullimin e koncepteve për hetimin e pasurisë së pajustifikueshme që ju takon personave të dyshuar. Synohet që të themelohet një agjenci e pavarur, e cila inicion procedurën ndaj personave të dyshuar që kanë fituar pasurinë në mënyrë të jashtëligjshme”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu tha se ligji do të gjejë zbatim që para shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

“Nuk kërkohet që njëherë të dënohet personi me aktgjykim dënues e pastaj të fillojnë procedurat e konfiskimit ndaj tij. Ky ligj do të gjejë zbatim që para shpalljes së pavarësisë. Ky ligj do të mbrojë interesin publik, në drejtim të asaj se pasuria publike mbetet e qytetarëve”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco