Cilët zyrtarë publik duhet t'i frikësohen vendimit të fundit nga Qeveria Kurti?

Cilët zyrtarë publik duhet t'i frikësohen vendimit të fundit nga Qeveria Kurti?

14:09, 13/04/2021 Nga D.G.

Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se koncept-dokumenti ofron analizë të thukët për nevojën e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, shkruan Syri.net Kosova.

Por cilët do të jenë zyrtarët publik që do hynë në ‘llupën’ e institucioneve që do hetojnë pasurinë e tyre?

Sipas koncept-dokumentit, ligji duhet të përcaktojë në mënyrë të qartë kategorinë e personave mbi të cilët do të aplikohet hetimi.

Kështu, përkufizimi “zyrtarë i lartë publik” sipas Ligji nr. 04/l-050 të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/l-22814, përfshinë personat si më poshtë:

- Presidenti i Republikës së Kosovës, anëtarët e kabinetit të Presidentit, Sekretarin si dhe Drejtorët e Departamenteve Profesionale në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe të emëruarit nga ai;

- Deputetët e Kuvendit, të gjithë personat e zgjedhur apo të emëruar nga Kuvendi, Kryesia, Kryetari i Kuvendit si dhe Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës;

- Kryeministri, Zëvendës Kryeministri, Ministrat, Zëvendës Ministrat, Këshilltarët politik, Shefat e kabineteve si dhe të gjithë te emëruarit nga ta;

- Sekretarët e Përgjithshëm të Qeverisë, kryeshefat e Agjencive sapo pozitat e barasvlershme të themeluara me ligj apo me ndonjë akt tjetër dhe të emëruarit e tyre,

Drejtori dhe Zëvendës Drejtori, Drejtorët regjional të Administratës Tatimore të Kosovës, Drejtori i përgjithshëm si dhe Drejtorët e Departamenteve të Doganës;

- Auditorët në Zyrën e Auditorit Gjeneral dhe të gjithë auditorët e brendshëm te institucioneve;

- Anëtarët e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike, kryeshefat, Zëvendës-Kryeshefat, sekretarët e ndërmarrjeve publike të nivelit qendror dhe lokal, anëtarët e Bordeve tëRregullatorëve, të Komisioneve apo Agjencive tjera të themeluara me ligj apo mendonjë akt tjetër;

- Anëtarët e Bordit, Drejtori dhe Zëvendës Drejtori i Bankës Qendrore;

- Kryetarët e Komunave dhe Zëvendës Kryetarët, Kryesuesit, Zëvendës Kryesuesit,

Këshilltarët e Asambleve Komunale si dhe të gjithë Drejtorët e Drejtorive Komunale;

- Anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor, Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Auditori Gjyqësor,Prokurori Disiplinor;

- Gjyqtarët dhe Prokurorët, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Gjykatës Kushtetuese;

- Udhëheqësit e të gjitha Departamenteve, Drejtorive, Drejtorateve apo njësive tëbarasvlershme, Udhëheqësit e Financave dhe Prokurimit Publik në të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet publike;

- Ambasadorët, Konsujt, Zëvendës Konsujt, Sekretarët e Ambasadave apo Konsullatave të Republikës se Kosovës;

- Rektori dhe Prorektorët e Universitetit Publik, anëtarët e Këshillit Drejtues të

Universitetit Publik, Dekanët dhe Prodekanët, si dhe Sekretari i Universitetit Publik dhe Njësive Akademike;

- Drejtori i Përgjithshëm, Zëvendës Drejtoret dhe Drejtoret rajonal të Policisë së Kosovës, Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës;

- Komandanti, Zëvendës Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës;

- Drejtori, Zëvendës Drejtori si dhe Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës;

- Avokati i Popullit dhe Zëvendësit e tij;

- Kryeinspektorët dhe zëvendës kryeinspektorët e Inspektorive të nivelit qëndror dhe lokal;

- Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;

- Të gjithë ushtruesit e detyrës në pozitat e lartpërmendura që ushtrojnë detyrën më gjatë se tre (3) muaj./ SYRI.NETKOSOVA

Paralelisht, sipas të njëjtit ligj, anëtarë të familjes së zyrtarëve të lartë publik konsiderohen bashkëshortët, bashkëshortët jashtëmartesorë, prindërit dhe fëmijët me të cilët jeton në bashkësi familje. E njëjta logjikë mund të ndiqet edhe te ligji që propozohet të miratohet me nën-opsionin 3.2 duke siguruar kësisoji harmoni mes ligjeve gjegjëse.

Kliko KETU për të parë të plotë dokumentin. 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco