Ky është deputeti i Kosovës që ka vetëm shkollë fillore

Ky është deputeti i Kosovës që ka vetëm shkollë fillore

14:08, 13/04/2021

Legjislatura e VIII e Kuvendit të Kosovës i ka plot 120 deputetë, shumë prej të cilëve vazhdojnë t’i irritojnë qytetarët me fjalimet që mbajnë në Kuvend apo thjesht me përsëritjen e qëndrimeve të partive të tyre.

Shumë prej tyre kanë kryer studimet në Kosovë apo edhe në vende të tjera, por megjithatë nuk kanë arritur të bindin qytetarët për kompetencën e tyre.

Sidoqoftë, edhe një person që nuk ka as shkollë të mesme do të jetë i ulur në bankat e të zgjedhurve të popullit.

Bëhet fjalë për Fadil Gashin e Iniciativës Rome.

Fadil Gashi ka të kryer vetëm arsimin fillor, siç shkruhet edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Nuk dihet nëse në arsimimin fillor është përfshirë edhe ai i mesëm i ulët [9 vjeçarja].

Gashi megjithatë flet edhe një gjuhë tjetër përpos amtares: serbishten.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco