Nis mbledhja e qeverisë, pasuria e fituar në mënyrë të pajustifikueshme si pikë e parë e diskutimit

Nis mbledhja e qeverisë, pasuria e fituar në mënyrë të pajustifikueshme si pikë e parë e diskutimit

13:47, 13/04/2021

Qeveria e Kosovës sot do të bëjë hapin e ardhshëm drejt ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

Në mbledhjen që nis në orën 13:30, pritet shqyrtimi i draftit të koncept-dokumentit për këtë çështje, pas nismës së Ministrisë së Drejtësisë.

Me këtë ligj parashihet që të bëhet konfiskimi i secilës pasuri të pajustifikueshme, që kap vlerën e mbi 5 mijë eurove.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit të 24 dhjetorit, kur ishin propozuar tre kandidatë për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco