Edhe një lajm tronditës për pasanikët e paligjshëm në Kosovë

Edhe një lajm tronditës për pasanikët e paligjshëm në Kosovë

13:33, 13/04/2021

Qeveria e Kosovës pritet të miratoj koncept-dokumentin për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, shkruan Syri Kosova.

Në mbledhjen që nis në orën 13:30, pritet shqyrtimi i draftit të koncept-dokumentit për këtë çështje, pas nismës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. 

Me këtë ligj parashihet që të bëhet konfiskimi i secilës pasuri të pajustifikueshme, që kap vlerën e mbi 5 mijë eurove.

Në rend dite po ashtu do të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit të 24 dhjetorit, kur ishin propozuar tre kandidatë për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco