Këto janë pesë çështjet jetike për puntorët sipas kryetarit të BSPK-së

Këto janë pesë çështjet jetike për puntorët sipas kryetarit të BSPK-së

13:18, 13/04/2021

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Avni Ajdini, i ka numëruar kryeministrit Albin Kurtit pesë nga çështjet jetike të puntorëve e po asthtu edhe ministrit të Financav, Punës e transfereve Hekuran Muratit, mëson "Syri.net".

Sipas kreut të BSK-së, dialogu social në Kosovë daton prej vitit 2001, atëherë kur përherë të parë është nënshkruar marrëveshja për themelimin e Këshillit Konsultativ Trepalësh.

Avni Ajdini, tha se me qëllim të inicimit të konsultimeve ndërmjet organizatave të punëdhënësve dh epuntorëve, të institucioneve qeveritare në Kosovë dhe forcimit të dialogut në mes të partnerëve social, është nxjerrja e Udhëzimit
Administratv nr 2001 17.

"Meqenëse Këshilli EKonomik Social bën shqyrtimin dhevlerësimin e politikave sociale si dhe ndërmarrjen e masave për krijimin e qëndrueshmërisë sociale në Kosovë, kërkoj nga kryeministri Kurti dh eministri Murati, për ti shqyrtuar  çështjet jetike për puntorët", tha Avni Ajdini.

Kretari i BSPK-së, tha se ato janë marrëveshja kolektive, paga minimale, sigurimi shëndetësor, skema pensional dhe Ligji për Nivelimin e Pagave.

Ai tregoi se ka kërkuar takime më Kurtin e muratin për ti  realizouar këto çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco