Anton Quni paralajmëron kandidimin për kryetar të Prizrenit

Anton Quni paralajmëron kandidimin për kryetar të Prizrenit

08:21, 13/04/2021

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur rreth mundësisë së kandidimit të tij për kryetar të komunës së Prizrenit.

 
 

Quni në T7 tha se ende është herët për të vendosur, pasi thotë se duhet t’i përfundojnë disa procese të brendshme.

“Nuk përjashtohet që kandidoj për kryetar të Prizrenit. Është shumë herët, duhet të përfundojmë disa procese të brendshme. Tani ka dalë një vendim i kryetarit të komunës që deri më datën 15 t’i lirojmë ato zyre. Arsyetimi për mua është i paarsyshëm. Nuk varet buxheti komunal fare nga 4-5 zyre të cilat i posedojnë partitë politike”, tha Quni.

Ai tha se kryetari i komunës pa marrë parasysh nga cila parti vjen, është kryetar në shërbim të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco