Kjo është e vërteta që fshihet pas historisë së shtëpisë së re të Albin Kurtit

Kjo është e vërteta që fshihet pas historisë së shtëpisë së re të Albin Kurtit

14:37, 30/03/2021

Raporti: Dardan Gashi

Kryeministri Albin Kurti e ka ndërruar vendbanimin.

Kurti tani raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë, pronar i së cilës është Blerim Zagragja, shkruan Syri.net Kosova

E vendimi për ndërrim të vendbanimit e zgjerimi i tij pas marrjes së pozitës së kryeministrit , u komentua e kritikua nga oponentët politik e nga partia u tha se u bë për arsyje sigurie.

Por cila është e vërteta e kësaj historie?

Kryeministri Kurti, vendimin për të ndërruar vendbanim nuk është se e bëri me vetëdëshirë, thonë burime të Syri.net Kosova.

Kjo pasi ai me të kuptuar se mund të jetë kryeministër i vendit, ishte sygjeruar nga Policia e Kosovës muaj më parë që të ndërroi lokacion, shkaku i sigurisë.

"Kurti nga marrja e rekomandimeve nga personeli i PK-së dhe bazuar në protokollin e sigurisë është vendosur në një hapsirë të re të banimit më shumë se 2 muaj".

Njohësi I çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala, për Syri.net Kosova thotë se në rastin e Kurtit është respektuar protokolli i sigurisë.

Sipas tij, sigurimi i një personaliteti në banim kolektiv është tejet i vështirë.

"Në lidhje me dislokimin e Kryeministrit të Kosovës në një hapsirë tjeter të banimit mund të themi që më këtë rast është respektuar protokolli i sigurisë të pas parasysh që sigurimin e një personaliteti në banim kolektiv është tejet i vështirë, duke mare parasysh që ka një frekuentim më të madh të qytetarëve banues në atë hapsirë e cila duhet të sigurohet nga personali i uniformuar.

Shala, shton se për të mos pasur kësi dilemma, në të ardhmen është mirë të krijohet një hapsirë e banimit për tri pozitat kryesore siç janë Presidentit, Kryeministrit dhe Kryparlamentari.

Ajo do plotësonte githa kriteret e sigurisë dhe kjo hapsirë me qenë në pronësi të Qeverisë së Kosovës siç është rasti më Shtepinë e Bardhë në SHBA.

Ndryshe, lidhur me ndryshimin e vendbanimit të Kurtit nga banesa në një shtëpi, ende nuk ka dhënë asnjë sqarim kryeministri e as zyra e tij/ SYRIKOSOVA

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco