Komuna e Prishtinës dërgon në përmbarim LVV-në, LDK-në, AAK-në e NISMA-n

Komuna e Prishtinës dërgon në përmbarim LVV-në, LDK-në, AAK-në e NISMA-n

20:55, 04/03/2021

Komuna e Prishtinës dërgon në përmbarim LVV-në, LDK-në, AAK-në e NISMA-n.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se 10 gjoba nuk janë paguar ende nga subjektet politike për organizim të tubimeve gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas tij, gjobat e papaguara do të procedohen në përmbarues, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi.

“Që në fillim të aksionit ndaj subjekteve politike për organizim të tubimeve, kemi thënë se do t’i publikojmë gjobat, por edhe pagesat eventuale. Nga raporti mujor financiar i shkurtit, kuptojmë se nga 20 gjoba të shqiptuara, 10 janë paguar deri tash: LVV ka paguar 6 gjoba, PDK ka paguar 3 gjoba, AKR ka paguar 1 gjobë. Të papaguara ende, mbesin: LDK 5 gjoba, AAK 3 gjoba, LVV 1 gjobë, NISMA 1 gjobë. Secila gjobë e papaguar, do të procedohet për përmbarim, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi. ASKUSH MBI LIGJIN!”, ka shkruar Tahiri në facebook.

Gjatë fushatës zgjedhore, partitë politike nuk kanë respektuar masat anti-COVID duke mbledhur numër të madh të madh të njerëzve nëpër tubime elektorale. Kjo ka ndikuar që të përhapet virusi, ku vetëm ditëve të fundit numri i të prekurve me koronavirus brenda ditës në Kosovë po shkon mbi 500.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco