VV-ja në Shqipëri varet nga suksesi i qeverisjes në Kosovë, thotë Dervishi

VV-ja në Shqipëri varet nga suksesi i qeverisjes në Kosovë, thotë Dervishi

20:33, 04/03/2021

Varësisht nga suksesi që do të ketë në përmbushjen e zotimeve elektorale, do të varet edhe suksesi potencial i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka konkluduar gazetari nga Shqipëria, Lutfi Dervishi.

Sipas tij, qendra e VV-së në Shqipëri, në zgjedhjet e ardhshme në prill në Shqipëri, është test për këtë parti.

Ai ka thënë se në kuptimin afatshkurtër, VV-ja në Shqipëri nuk figuron në sondazhe, por mund të ndryshoj varësisht nga fushata.

“VV-ja në Tiranë po mundohet të ndjekë shembullin e atij njeriu që dëshiron të kalojë lumin duke provuar hap pas hapi thellësinë e tij. Tre kandidatët janë test.

Kërkon të testojë që të bëjë diferencën. Do të varet çfarë rezultati që të ketë në Prishtinë, nëse ka sukses në përmbushjen zotimet elektorale do të ketë shans që të hapet diskutimi për Vetëvendosjen në Shqipëri. Një sukses në Prishtinë do të kishte efekt domino në Tiranë, në kuptimin e lëvizjes së estabilishmentit”, ka thënë Dervishi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco