Ahmeti godet politikanët: S'mund të flisni për masa rigoroze, me sjelljen tuaj në fushatën zgjedhore

Ahmeti godet politikanët: S'mund të flisni për masa rigoroze, me sjelljen tuaj në fushatën zgjedhore

20:13, 04/03/2021

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti sot ka thënë se nuk ka as ministri e as qeveri e as parti që të flasë për zbatim rigoroz të masave pas sjelljes së tyre në fushatë zgjedhore.

Ai këtë e ka thënë duke e rikujtuar një postim të tijin të datës 21 shkurt ku thotë se politikanët nuk kanë kredibilitet moral me kërku nga qytetarët mbyllje.

Ndër të tjera, Ahmeti ka thënë se sot Adonis Tahiri ja u tha edhe në mbledhjen e komunave me ministrinë.

“Këtë e kam shkruar me 21 shkurt. Pas 11 ditëve 600 raste. Nuk mundet as ministri e as qeveria e as një parti me fol për zbatimin rigoroz të masave me atë sjellje gjatë fushatës. Sot Adonis Tahiri ja u tha edhe në mbledhjen e komunave me minstrin. Edhe pse i kemi dënuar partitë me gati 30 mijë euro, “na e keni humbur legjitimitetin të kërkojmë diçka nga qytetarët”.”, ka shkruar Ahmeti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco