Berisha: Basha futi në burg Millosheviçin, i dhashë detyrat më të vështira, i përmbushi shkëlqyer

Berisha: Basha futi në burg Millosheviçin, i dhashë detyrat më të vështira, i përmbushi shkëlqyer

22:24, 01/03/2021

Në lidhje direkte me ‘Çim Peka Live’, ish-kryeministri Berisha, foli edhe për atë që dallon Bashën nga Ramën dhe si ky i fundit kudo ku ka drejtuar ka mbjellë korrupsion dhe keqqeverisje.

‘Basha është ngjitur dhe Rama është zhytur. Rama mbahet si lider i fortë sepse ka marrë mijëra vendime nga më antishqiptaret dhe antinjerëzoret kurse Basha mbahet si lider soft. Nëse dikush do të gjejë të vërtetën midis tyre shikon se ata janë si nata me ditën.

Rama është ngjitur aty si mësues vizatimi i rëndomtë, kurse Basha ka hyë në politikë me një nga edukimet më të mira në perëndim.

Bilanci i Ramës në 11 vite në krye të bashkisë është këmbana e paqes, bojatisja e fasadave dhe rindërtimi i fasadave të ministrive. Por 11 vite nuk mund të na tregojë askush një rrugë të re të ndërtuar nga Rama.

11 vite nuk bëri dot planin rregullues të qytetit, nuk e bëri se donte të vidhte.

Basha erdhi pasi përfundoi shkollën dhe pati fatin edhe falë aftësive të tij të konkurojë dhe të jetë anëtar i ekipit që mblodhi të dhënat për gjykimin e Millosheviçit. Mori një post të lartë në Organizatën e Kombëve të Bashkuara në Kosovë.

Ai ishte ministër dhe nuk mund të pyetet se çfarë do bënte pa mua. Në Shqipëri nuk ke patur ministër që të ketë përmbushur misione si Basha duke filluar me Rrugën e Kombit, ato pasaportat që sot lëvizin shqiptarët që i kanë nga Basha, heqja e vizave, autostrada Tiranë-Elbasan ku siguroi financimin. Nëse qytetarët janë të interesuar për një njeri që ka përmbushur misionin, ky është Lulzim Basha.

Ia kam dhënë detyrat më të vështira, por i ka përmbushur në mënyrën më të mirë.

Kur e ngarkova si Ministër i Punëve Publike më pyeti dhe më tha ç’punë kam unë me këtë ministri, unë i thashe që ti ke punë, ajo rrugë është i gjithë qëllimi i jetës sonë. Rruga është ndërtuar me shumë sakrifica por ai e përmbushi misionin e tij. E dërgova si Ministër i Jashtëm dhe më pyeti pse, se e hoqa nga një detyrë tjetër.

I thashë NATO është misioni ynë më i rëndësishëm. Asgjë për Shqipërinë nuk mund të bëjmë më shumë se ta anëtarësojmë vendin në NATO.

Pastaj e çova në Minisrinë e Brendshme dhe më tha po kjo.  Kjo i thashë unë është lëvizja e lirë e shqiptarëve, është arritja e tyre. Dhe e përmbushi misionin.

Ishte në bashki, 4 vite ndejti. Nuk ndërtoi asnjë kullë. Bëri planin brenda dy viteve të rregullimit të Tiranës që Edi Rama se bëri për 11 vite.

Hapi trasene e bulevardit të ri, rikonstruktoi me një projekt të shkëlqyer Lanën.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco