Teatri qeveritar me vaksinat/ Duhet të pritej Rama nga Brukseli, që të vinin plot 3 kuti me vaksina

Teatri qeveritar me vaksinat/ Duhet të pritej Rama nga Brukseli, që të vinin plot 3 kuti me vaksina

22:10, 01/03/2021

Kjo e hënë tregoi edhe një herë se si kryeministri Edi Rama po i përdor ato “një grusht” vaksina kundër covid që vijnë nga jashtë për të përfituar politikisht.

Çfarë ndodhi?

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi që në mëngjes gjatë një diskutimi në parlament se në mbrëmje do të mbërrinin nga Pfizer edhe 15 210 doza të tjera.

Deri këtu gjithçka ishte OK.

Rreth orës 16.00 ministria e Shëndetësisë njoftoi se dërgesa ishte shtyrë me 24 orë dhe se dozat e planifikuara do të mbërrinin të martën.

Menjëherë filluan të hidheshin dyshime se mbërritja e dozave ishte shtyrë për shkak të mungesës në Shqipëri të kryeministrit Edi Rama që ndodhej në një vizitë zyrtare në Bruksel dhe që nuk do të mund të priste dot dozat në Rinas.

Papritur rreth orës 21.00 ministria e Shëndetësisë ndryshoi sërish njoftim.

“Dozat e Pfizer vijnë pas pak” dhe në pak minuta në ERTV u shfaq kryeministri Edi Rama në Rinas dhe ministrat Ahmetaj dhe Manastiriu që prisnin të shkarkoheshin nga avioni plot …3 kuti me vaksina./ Lapsi.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco