Mbi 400 raste ditore me COVID-19, por prishtinasit s’ndalen me ndeja nëpër lokale

Mbi 400 raste ditore me COVID-19, por prishtinasit s’ndalen me ndeja nëpër lokale

23:35, 26/02/2021

Javën e fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e rasteve të reja me koronavirus por ky fakt nuk po ndikon që qytetarët të jenë më të kujdesshëm.

Gjatë natës së sontme në Prishtinë janë organizuar ndeja të ndryshme nëpër lokale të ndryshme të kryeqytetit.

Njëri prej këtyre lokaleve është edhe “Atele” që gjendet afër Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Lexues të portalit lajmi.net kanë dërguar video në adresë të redaksisë ku kanë treguar se numri i njerëzve brenda është shumë i lartë.

Muzikë e vallëzim, përqafime e njerëz afër-njëri tjetrit sikur të mos ekzistonte fare virusi COVID-19.

“Ora po shënon 22:10 dhe ende nuk po i shihet fundi ndejës. Nuk ka ardhur as polici e as inspekcion deri më tani”, tha një pjesëmarrës

Më poshtë mund ta shihni edhe videon: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco