FOTO/ Plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti për të shtunë e të dielë

FOTO/ Plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti për të shtunë e të dielë

14:10, 26/02/2021

Nëse keni bërë plane për këtë fundjavë, atëherë edhe moti do të jetë në favorin tuaj.

Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, vendi për dy ditët në vijim do të ketë mot të kthjellët dhe plot orë me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

E vetmja gjë që vlen për tu theksuar është se gjatë ditës së Diel do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Kjo do të sjell ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco