Paloka: Rama me pensionistët italianë si tesera që Nano i dha Betino Craxit. Të dy përfunduan në …

Paloka: Rama me pensionistët italianë si tesera që Nano i dha Betino Craxit. Të dy përfunduan në …

21:03, 18/02/2021

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka cilësuar shakanë e Ramës me pensionistët italianë që do anëtarësohen në PS, si teserën që Fatos Nano i dha ish-kreut të Partisë Socialiste Italiane, Bettino Craxi. Ku I pari përfundoi në burg për vjedhje ndihmash, I dyti u arratis nga Italia për korrupsion. Të njëjtin fat që mesa duket do ketë edhe Edi Rama pas 25 prillit.

Kjo “shakaja” më e fundit e Ramës, më kujtoi një ngjarje që jam i bindur shumë pak njerëz e mbajnë mend.  Une e kujtoj sepse një artikull i imi tek “RD” në atë kohë, bëri bujë dhe u publikua në gazetat më të rëndësishme italiane dhe disa media ndërkombëtare.

Fatos Nano, në atë kohe kryetar i PS, i ofroi teserën e PSSH, Betino Craxit, kryetar i socialistëve italiane. Artikulli im në bosht kishte faktin që si Nano në Shqipëri dhe Craxi në Itali, akuzoheshin për korrupsion. Në fakt pak kohë më vonë Nano përfundoi në burg për vjedhje ndihmash, kurse Craxi u arratis nga Italia dhe vdiq në azil pasi u dënua nga drejtësia italiane...

Sigurisht që pensionistët italianë nuk kanë asnjë lidhje as me ngjarjen e as me fatin e protagonistëve, po për Ramën nuk mund të them të njëjtën gjë, përkundrazi!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco