Xhixho: Familje të thjeshta, që me sa mund e djersë edukojnë e rrisin një brez të ri të shkëlqyer si Tea

Xhixho: Familje të thjeshta, që me sa mund e djersë edukojnë e rrisin një brez të ri të shkëlqyer si Tea

20:51, 18/02/2021

Ish deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka shpërndarë një foto me një gjimnaziste e cila ka arritur rezultate shumë të larta në IT dhe quhet Tea Muça.

‘Kjo gjimnaziste me rezultate shumë të larta në IT , të impresionon sa nis e flet për dashurinë që ka për shkollën, me gjithë vështirësitë e shumta ekonomike me të cilat përballet çdo ditë familja e saj. Duke mos e venitur buzëqeshjen me tregon për sakrificat që bën mamaja e saj për të siguruar të ardhurat e për të mbajtur familjen’, shkruan Xhixho në Facebook.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:

Kjo vajzë kaq e paqtë, nxënëse e shkëlqyer, me ëndrra e dëshira të shumta është një model për gjithë moshatarët e saj.

Tea Muça, kjo gjimnaziste me rezultate shumë të larta në IT , të impresionon sa nis e flet për dashurinë që ka për shkollën, me gjithë vështirësitë e shumta ekonomike me të cilat përballet çdo ditë familja e saj. Duke mos e venitur buzëqeshjen me tregon për sakrificat që bën mamaja e saj për të siguruar të ardhurat e për të mbajtur familjen.

Familje të thjeshta, që me sa mund e djersë edukojnë e rrisin një brez të ri të shkëlqyer, vajza e djem të talentuar si Tea, që meritojnë më shumë mundësi, përkrahje, ndihmë, për të ecur përpara.

Ndaj, bashkë, duhet të rikthejmë shpresën dhe ta bëjmë Shqipërinë tonë vendin e mundësive të barabarta për të gjithë, jo parajsën e disave.

Tea dhe të rinjtë si ajo janë e ardhmja, dhe për ta LSI-ja ka një plan të qartë e të realizueshëm, duke mbështetur edukimin cilësor, posaçërisht arsimin profesional të lidhur me tregun e punës, që do garantojë punësim dhe pagë dinjitoze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco