‘Vonojnë 1 javë përgjigjet e tamponëve’/ Berisha: Kriminale! Xhahili i Surrelit lejon infektimin e qindra qytetarëve me Covid

‘Vonojnë 1 javë përgjigjet e tamponëve’/ Berisha: Kriminale! Xhahili i Surrelit lejon infektimin e qindra qytetarëve me Covid

20:59, 18/02/2021

Ish kryeministri Sali Berisha e ka quajtur kriminale vonesën prej 7 ditësh të përgjigjeve të tamponëve në qarkun e Beratit.

‘Me urdhër të Xhahilit të Surrelit ish kunata bllokon në mënyrë kriminale prej 7 ditësh përgjigjet e tamponëve për Beratin!

Qëllimi i këtij akti kriminal është që të ulet artificialisht numri i të infektuarve në ditë, i cili në Shqiperi ka arritur nivelin ndër më të lartët në botë’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Kjo eshte kriminale?!

Me urdher te Xhahilit te Surrelit ish kunata bllokon ne menyre kriminale prej 7 ditesh pergjigjet e tamponeve per Beratin!

Qellimi i ketij akti kriminal eshte qe te ulet artificialisht numri i te infektuarve ne dite, i cili ne Shqiperi ka arritur nivelin nder me te lartet ne bote.

Duke mbajtur te fshehur rastet me covid19 xhahili i Surrelit lejon infektimin e qindra qytetareve nga covid 19 dhe vdekje te shumta te tyre. Prokuroria eshte e partise, ajo me urdher te xhahilit te Surrelit po merret me hetimin e dy vajzave te te ndjerit Rifat Lalo, te cilat denoncuan gjendjen mjerane te sherbimi ne spitalin covid ku nderroi jete babai i tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco