Për këtë pavarësi kanë derdhur gjakun gjenerata të tëra

Për këtë pavarësi kanë derdhur gjakun gjenerata të tëra

12:47, 17/02/2021

 Me rastin e shënimit të 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, institucionet komunale të Gjilanit, të përfaqësuara nga nënkryetari, Arbër Ismajli dhe kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.  

Kryesuesja Kurteshi-Emini, pasi uroi qytetarët, tha se për këtë pavarësi kanë derdhur gjakun gjenerata të tëra. 

“Për nder të 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ne nderojmë dëshmorët e kombit. Për të ardhur deri në këtë ditë, shumë veprimtarë janë angazhuar maksimalisht, shumë prej të cilëve kanë dhënë jetën. Për këtë pavarësi e Republikë kanë derdhur gjakun gjenerata të tëra. Si shoqëri e si institucione, duhet që maksimalisht të jemi të angazhuar që ta forcojmë shtetin dhe të krijojmë një të ardhme të sigurt e stabile për qytetarët, por edhe për brezat e ardhshëm. Urime të gjithë qytetarëve 13-vjetori i shpalljes së deklaratës së pavarësisë”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Përfaqësuesit e institucioneve komunale kanë bërë nderime edhe tek lapidarët e bustet e dëshmorëve: Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani, Abdullah Tahiri, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti e Reshat Ymeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco