Soreca: BE premtoi ta ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit dhe sot, ja shkollat e reja!

Soreca: BE premtoi ta ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit dhe sot, ja shkollat e reja!

12:22, 17/02/2021

"Në përvjetorin e Konferencës së Donatorëve "Together for Albania" unë shoh një vit solidariteti të pashembullt të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe qytetarët e saj", tha sot Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

"Ne premtuam ta ndihmojmë Shqipërinë të rimëkëmbet nga tërmeti dhe tani jemi duke dhënë rezultate me investime në sektorët e prekur rëndë të arsimit dhe kulturës, - theksoi Soreca në një mesazh në Fb. -  Asgjë nuk mishëron qëndrueshmëri dhe besim në të ardhmen më mirë sesa shkollat. Shkollat e reja po ndërtohen me përfshirjen e komuniteteve lokale, duke ndjekur standardet më të larta evropiane.

Ndërkohë, ekonomia lokale do të përfitojë nga rigjallërimi i trashëgimisë kulturore, do të diversifikojë turizmin dhe do të forcojë lidhjen midis Shqipërisë dhe historisë së saj evropiane.

Përgjigja e Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij gjatë gjithë vitit të kaluar ka treguar edhe një herë se BE është donatori i parë dhe partneri më i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE." 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco