Vrasja e policit Santiago Malko, babai hedh dyshime në rolin e policisë

Vrasja e policit Santiago Malko, babai hedh dyshime në rolin e policisë

12:19, 17/02/2021

Zbardhet dëshmia e babait të Santiago Malkos, i vrarë në 27 gusht 2019, të dhënë para trupës gjykuese në procesin gjyqësor kundër Blendi Tetës dhe 8 personave të tjerë.

Burime për Ora News bëjnë të ditur se babi i 27-vjeçarit ka thënë se lajmin e ka mësuar nga televizioni dhe se në momentin kur ka vajtur në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë postbllok policie.

“Pse uniformat blu nuk i kanë kapur autorët? Unë nuk kam pasur dijeni që djali im të kishte konflikte me ndonjë person. Nuk njoh asnjë nga personat e dyshuar”, mësohet të ketë thënë Shefqet Malko.

Po i njëjti burim thotë se në seancë nuk u paraqit bashkëshortja e viktimës Dea Malko.

Sipas policisë, bashkëshortja e ish-punonjësit të policisë është larguar jashtë vendit.

Ndërkohë në kërkim për këtë çështje janë Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç dhe Xhoni Nica, 24 vjeç.

Këto emra kanë dalë nga dëshmia e Tetës, i cili ka pretenduar se nuk ka qenë pjesë e planit të vrasjes dhe kur e ka kuptuar çdo ndodhte është larguar, megjithatë nga hetimet rezulton si i përfshirë.

Gjykata ka ndarë çështjen për 8 personat e tjerë dhe në gjykim, do të jetë vetëm Blendi Teta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco