Komuna e Malishevës nderon dëshmorët në 13 vjetorin e pavarësisë

Komuna e Malishevës nderon dëshmorët në 13 vjetorin e pavarësisë

12:12, 17/02/2021

Sot me rastin e shënimit të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Malishevës, së bashku me Policinë e Kosovës dhe shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Malishevë, kanë bërë nderime dhe homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, varrezave të dëshmorëve të Malishevë dhe Kleçkë. 

Në këto nderime ishin të pranishëm, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, qeveria komunale dhe zyrtarë të tjerë komunal, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, kryetari i degës së OVL të UÇK-ës në Malishevë, Metush Kryeziu, kryetari Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë, Sinan Gegaj dhe veteran e qytetarët të tjerë.

Aktivitetet për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ishin të përcaktuara me agjendë shtetërore, ndërsa paraprakisht në vigjilje të shënimit të 17 Shkurtit,  janë zhvilluar edhe aktivitete tjera, kryesisht sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco