Kryemadhi: Besoj që sfidat Kosova do t'i përballojë me sukses, gëzuar 17 Shkurtin!

Kryemadhi: Besoj që sfidat Kosova do t'i përballojë me sukses, gëzuar 17 Shkurtin!

10:13, 17/02/2021

Nga Monika Kryemadhi.

Sot, Kosova feston Ditën e Pavarësisë. 17 shkurti i 13 viteve më parë, kurorëzoi aspiratat shekullore të saj për liri e pavarësi, drejtësi e dinjitet njerëzor, për të cilat bënë sakrificat më sublime mijëra djem e vajza të saj.

Në 13 vitet e pavarësisë, përparimi i Kosovës është mbresëlënës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, dhe në afirmimin si një partner serioz në rajon që i kontribuon paqes, sigurisë dhe integrimit të tij në BE.

Me zgjedhjet e zhvilluara pak ditë më parë, Kosova dha një shembull tjetër të respektit ndaj shtetit dhe vullnetit të qytetarëve të saj.

Unë besoj dhe uroj që përballimi i pandemisë, zhvillimi i mëtejshëm ekonomik e social, përparimi me agjendën e integrimit në BE, si dhe marrëveshja e normalizimit me Serbinë që ka në thelb njohjen reciproke, janë sfida që Kosova do t'i përballojë në mënyrë të suksesshme.

Gëzuar 17 shkurtin, gëzuar ditën e pavarësisë së Kosovës!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco