Thirrja e diplomatit të njohur që edhe Shqipëria ta bëjë 17 Shkurtin festë zyrtare

Thirrja e diplomatit të njohur që edhe Shqipëria ta bëjë 17 Shkurtin festë zyrtare

10:13, 17/02/2021

Kosova feston sot 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. 17 Shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur.

E, diplomati i njohur, Shaban Murati, qysh nga viti 2012 kishte bërë thirrje që kjo ditë e madhe për qytetarët e Kosovës, të shpallej festë zyrtare edhe në Shqipëri.

Murati vazhdon që për çdo vit ta përsërit kërkesën e tij drejtuar qeverisë shqiptare.

Mirëpo, edhe pas 13 viteve pavarësi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo ditë në Shqipëri festohet, por jo edhe zyrtarisht.

“Shqipëria ta bëjë 17 Shkurtin festë zyrtare. Kam propozuar qysh në 26 mars 2012 që Shqipëria ta bëjë 17 shkurtin festë zyrtare, sepse pavarësia e Kosovës është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar pas 28 Nëntorit 1912. Uroj që një qeverie në Tiranë t’i zgjohet ndërgjegje kombëtare! (“Hije në diplomacinë shqiptare”, Tiranë, 2012, fq. 213)”, shkruhet në thirrjen e Muratit.

Kujtojmë se të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tashmë, Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco