Berisha: Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!

Berisha: Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!

10:09, 17/02/2021

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar sot Kosovën për Ditën e Pavarësisë së saj dhe figurat historike që kontribuan fuqimisht në arritjen e kësaj dite.

“Gëzuar pavarësinë Kosovë! – shkroi Berisha në Fb. - Nderim përjetë, arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, presidentit Ibrahim Rugova; komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre mijëra e mijëra bijve dhe bijave të Kosovës që luftuan dhe flijuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e saj!”

Kosova kremton sot 13-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Ceremoni shtetërore të shumta janë duke u mbajtur në të gjithë vendin.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco