Limaj: Ditëlindjen e 13 të Kosovës, po e presim pa një pjesë të bashkëluftëtarëve tanë

Limaj: Ditëlindjen e 13 të Kosovës, po e presim pa një pjesë të bashkëluftëtarëve tanë

09:28, 17/02/2021

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, uroi qytetarët e vendit me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë.

Limaj shkroi se shpallja e pavarësisë 13 vite me parë është kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptar, që kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë të tjerë.

“Kjo ditëlindje e 13 e Kosovës sonë të Pavarur, është e para që e presim pa një pjesë të bashkëluftëtarëve tanë, që sot padrejtësisht ndodhen në Hagë”, ka shkruar Limaj.

Urimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot bëhen 13 vjet nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e cila shënon të arriturën më të madhe në historinë e shtetit tonë.

Shpallja e Pavarësisë 13 vite me parë është kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptarë, që kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë C?lirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë tjerë.

Kjo ditëlindje e 13 e Kosovës sonë të Pavarur, është e para që e presim pa një pjesë të bashkëluftëtarëve tanë, që sot padrejtësisht ndodhen në Hagë.

Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe asnjëherë nuk do të heqim dorë nga përkushtimi për atdheun tonë, Kosovën. Do të punojmë fuqishëm që t’i japim sa më shumë zë, mundit dhe sakrificës së njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë angazhuar për të realizuar ëndrrën tonë shekullore.

Në këtë ditë historike shprehim mirënjohje dhe u jemi përherë falënderues miqve tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët në c?do moment kanë qenë krah mbështetës në rrugëtimin tonë drejt Pavarësisë dhe si shtet, e që fatmirësisht si të tillë vazhdojnë të jenë.

Lavdi dëshmorëve të Kombit!

Urime 13 vjetori i Pavarësisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco