Ambasada amerikane uron 13 vjetorin e pavarësisë: Partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur

Ambasada amerikane uron 13 vjetorin e pavarësisë: Partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur

09:26, 17/02/2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar qytetarët e vendit në 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka thënë se partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur.

“Teksa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur. Ne jemi pranë njerëzve të Kosovës ndërsa ju punoni për të ndërtuar një shtëpi të drejtë, paqësore dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës. # Kosova13”, thuhet në urimin e ambasadës amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco