Quni: Letra e Biden është rikonfirmim i zotimeve të mëhershme

Quni: Letra e Biden është rikonfirmim i zotimeve të mëhershme

09:23, 17/02/2021

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ministri i Mbrojtjes në detyrë i Kosovës, Anton Çuni u shpreh në Euronews Albania se letra e presidentit Joe Biden, rikonfirmoi se SHBA kërkon që Kosova të faktorizohet në arenën ndërkombëtare.  

“Adresimi i djeshëm i presidentit Joe Biden është rikonfirmim i zotimeve më të hershme që administrata amerikane nuk lëviz nga pozicionet e veta, që shteti i Kosovës që të faktorizohet në rajon por edhe në skenën ndërkombëtare. Ne thjesht duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë”, u shpreh ministri.

“Po arritëm të jemi në hap me zhvillimet, unë jam i bindur se me një partneritet të fuqishëm të SHBA-së, Kosova e ka një të ardhme të ndritur”, tha zoti Çuni.

Sa i përket 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovë, ai tha se i gëzohet arritjeve të shtetit më të ri në Evropë.

“Me emocione te përziera, i gëzohemi rezultateve, ndërkombëtarizmit së çështjes së Kosovës, por natyrisht i kemi dilemat për të kaluarën, që në disa momente që kanë qenë vendimmarrëse për Kosovën, thjesht nuk kemi pasur sens politik që t’i menaxhojmë mirë”, u shpreh ai.

“Me zgjedhjet e reja, autoritetet politike, institucionet të vazhdojnë që të ndërtojnë urat e miqësisë me partnerët strategjikë dhe së bashku t’i qasemi të gjitha zhvillimeve politike, ekonomike”, pohoi ministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco