Hoti publikon fotografi të ngritjes së flamurit të Kosovës nga garda e FSK-së

Hoti publikon fotografi të ngritjes së flamurit të Kosovës nga garda e FSK-së

08:32, 17/02/2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka publikuar në Facebook disa fotografi nga ceremonia e sotme para Qeverisë ku është bërë ngritja e flamurit të Kosovës nga garda e FSK-së.

Hoti ka thënë se me këtë ceremoni kanë filluar edhe manifestimet për shënimin e 13-vjetorit të pavarësisë.

“Me ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, filluam manifestimet për shënimin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Gjatë ditës janë paraparë disa aktivitete për 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco