EKSKLUZIVE/ Rama vazhdon shoun me vaksinat misterioze në Prishtinë, Syri.net Kosova sjell detajet

EKSKLUZIVE/ Rama vazhdon shoun me vaksinat misterioze në Prishtinë, Syri.net Kosova sjell detajet

20:09, 15/01/2021

Pas një shou dhe sfilate me shumë sesa për ‘kuartazi’ në stadiumin ‘Air Albania’ që bëri kryeministri shqiptar Edi Rama në Tiranë kur solli dhe mori vaksinën kundër Covidit, ky i fundit po pritet që një gjë të tillë ta bëjë dhe në Prishtinë me një grusht vaksina kundër këtij virusi të rrezikshëm, shkruan Syri.net Kosova.

E kur kanë mbërri këto vaksina, lajmin nga Tirana përmes një konference për media, Rama ka treguar se disa vaksina do t'i sjellë edhe në Kosovë, për vaksinimin e mjekëve të Klinikës Infektive, të cilët që nga muaji mars i vitit të kaluar janë në ballë të pandemisë globale, Covid-19.

E burime të sigurta të Syri.net Kosova bëjnë me dije se Rama këtë vikend do t'i sjellë vaksinat në Prishtinë, për vaksinimin e personelit shëndetësor.

Këto burime që adresën e kanë edhe në Prishtinë, por edhe në Tiranë kanë treguar se ditën e shtunë ose të dielën, Rama ose ministrja e tij e Shëndetësisë do t'i sjellin vaksinat në Prishtinë.

Ajo që ka mësuar Syri, nga këto burime, është se vaksinat do të jenë në numër mjaft simbolik, diku thuhet se do të jenë rreth 50 vaksina, të cilat thuhet se janë të dedikuara për mjekët e Infektives.

Por ajo që institucionet përgjegjëse në Prishtinë kanë kërkuar, është që të dihet se prej nga e ka origjinën vaksina e cila do ta sjellë Rama në Prishtinë.

E burimet e Syri.net Kosova të mirë informuara, kanë treguar se ka pasur dilema lidhur me origjinën e vaksinës, prandaj kanë kërkuar nga kryeministri shqiptar që të paktën të tregojë origjinën e saj, por që ky i fundit nuk ka qenë në gjendje të zbulojë prejardhjen e vaksinës.

E ajo që është e sigurt është se vaksinat do t'i sjellë këtë vikend, Rama ose ministrja e tij e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëso jo ditën e shtunë, të dielën do të vijnë gjithsesi./Syri.net Kosova

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco