Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm

Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm

19:43, 15/01/2021

Nga sonte disa zona të Prishtinës do të mbesin pa ujë të pijshëm për shkak të nivelit të lartë të turbullirës.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ata që furnizohet me ujë të pijshëm nga fabrika e trajtimit të ujit Badoc, nga ora 19:30 do të zvogëlohet dukshëm prodhimi/trajtimi i ujit në këtë fabrikë.

“Arsyeja e reduktimit të prodhimit të ujit në këtë fabrikë, është niveli i lartë i turbullirëës që u shfaq tash, pas reshjeve atmosferike që mbushën këtë liqe mbi 3 metra me ujë”, thuhet në njoftim.

Nga ora 19:30 këto zona kanë mbetur pa ujë: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Matiqani, Bregu i Diellit.

Ndërsa, nga ora 21:00 pa ujë mbesin: Topanja, Dardania, Ulpiana dhe qendra e qytetit, Fushë-Kosova dhe Obiliqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco