Deklarata për 4 vilat/ Erion Isufi kallëzon në SPAK Erion Veliaj: Mashtroi për qëllime elektorale

Deklarata për 4 vilat/ Erion Isufi kallëzon në SPAK Erion Veliaj: Mashtroi për qëllime elektorale

19:06, 15/01/2021

Pas akuzave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në drejtim të Erion Isufit, ky i fundit ka paditur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin dhe Organizuar  sot kryebashkiakun për shpifje dhe fyerje. Në padinë e tij, z. Isufi ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme të shpallë fajtor Veliajn për akuzat që ky i fundit se pala paditëse zotëronte katër vila dhe i kishte përfituar ato gjatë përiudhës së pandemisë, duke fshehur qëllimisht të vërtetën rreth kësaj çështjeje. Motivi që Isufi pretendon se e ka shtyrë Veliajn, si drejtues i fushatës së PS-së në Tiranë, të hedhë akuza të tilla me qëllim që të dëmtojë perceptimin e publikut për viktimën e akuzave si familjar i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Veliaj i ka përsëritur disa herë akuza të tilla ndaj Isufit. Nëse Veliaj shpallet fajtor nga Gjykata e Posaçme, ai mund të dënohet me gjobë nga pesëdhjetë deri në 3 milion lekë.

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco